
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.02.2025, në Ferizaj, konkretisht në banesën ku jeton, i pandehuri, pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që pas kontrollit nga ana e Njësitit Anti-drogë në dhomën e tij janë gjetur dyzetë e dy (42) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një kavanoz qelqi e cila ishte e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 95.86 gram. Po ashtu, të njëjtit i është është gjetur një peshore digjitale dhe të holla në vlerë totale njëqind e njëmbëdhjetë (111) euro, të cilat janë sekuestruar nga policia, me çka do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së”.
(Kosova Sot Online)