Ja sa vota kanë deri më tani kandidatët e partive nga numërimi i votave të përfaqësive diplomatike

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 11:08
Ja sa vota kanë deri më tani kandidatët e partive nga numërimi i votave të përfaqësive diplomatike

44.19% e votave të diasporës apo 19 kuti nga 43 të tilla janë numëruar deri më tani, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, aktualisht prin me 2886 vota. Partia e tij ka 81.89 % të votave të diasporës.

I dyti me më shumë vota është kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, me 255. Partia e Abdixhikut ka 7.21% të votave.

Me një dallim të vogël nga votat e Abdixhikut qëndron kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, me 203 vota. 114 vota mori lideri i partisë, Memli Krasniqi, ndërsa partia e tij ka 5.75.%.

Ndërkaq, kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka 48 vota. Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka 28 vota.

Ky koalicion ka 1.54 % të votave të diasporës.

Përditësimi i fundit në faqen e KQZ-së është bërë mbrëmë në orën 23:48.


(Kosova Sot Online)