Qosja: Nëse s’shkarkohen dhe s’dënohen gjyqtarët dhe prokurorët e 'korruptuar', s’mund të shërohet Kosova

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 11:15
Qosja: Nëse s’shkarkohen dhe s’dënohen gjyqtarët dhe prokurorët e 'korruptuar', s’mund të shërohet Kosova

Shkrimtari dhe publicisti, Rexhep Qosja, pasi kishte dalë publikisht në përkrahje të LVV-së dhe Kurtit për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka shkruar se nëse s’shkarkohen dhe nëse s’dënohen gjyqtarët dhe prokurorët “e korruptuar”, s’mund të shërohet Kosova, meqë siç pretendon Qosja, prokurorët e gjyqtarët “kanë formuar kartel” dhe “diktaturë gjyqësore”,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse nuk i shkarkoni dhe dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHËRONI Kosovën.Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre”, ka shkruar Qosja.

Ky narracion kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve është një qasje të cilën Kurti, partia dhe qeveria e tij e kanë ndjekur përgjatë katër viteve në pushtet.

(Kosova Sot Online)