Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 11:51
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.S., zyrtarit të komunës së Parteshit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kërkesës së prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane”.

Ai me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

(Kosova Sot Online)