Ja sa vota mori deri më tani Edona Llalloshi nga mërgata

  • A.P /
  • 27 February 2025 - 14:04
Ja sa vota mori deri më tani Edona Llalloshi nga mërgata

Këngëtarja, Edona Llalloshi ishte befasia e këtyre zgjedhjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe është ndër kandidatët më të votuar të VV-së, tanimë kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë.

Ajo ua ka kaluar me vota edhe disa ministreve që ishin pjesë e Qeverisë Kurti 2.

Por sa vota mori Llalloshi deri më tani nga mërgata?

Sipas të dhënave të dhënave të deritashme të KQZ-së në votimin në përfaqësitë diplomatike deri më tani janë numëruar 49.19% e kutive. Nga këto numërime Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89%.

E kandidatja për deputet nga VV, Edona Llalloshi nga mërgata, deri më tani ka marrë 499 vota.

(Kosova Sot Online)