
Kurti takon Rohden, flasin për zgjedhjet dhe formimin e institucioneve

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, sot ka pritur në takim në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në njoftim bëhet e ditur se të dy ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe rëndësinë e formimit të institucioneve.
‘‘Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve’’, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
(Kosova Sot Online)