Tërnava u drejtohet besimtarëve myslimanë me rastin e fillmit të muajit të shenjtë të Ramazanit

  • A.P /
  • 28 February 2025 - 07:29
Tërnava u drejtohet besimtarëve myslimanë me rastin e fillmit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, do t’i drejtohet sot opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit Tërnava do të mbajë konferencë për media duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Konferencave e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të nis të shtunën më 1 mars.

(Kosova Sot Online)