Prokuroria Speciale: Me dëshmitarin Albin Kurti do të veprojmë duke respektuar legjislacionin në fuqi

  • A.P /
  • 04 March 2025 - 11:00
Prokuroria Speciale: Me dëshmitarin Albin Kurti do të veprojmë duke respektuar legjislacionin në fuqi

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale thotë se “edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi”.


(Kosova Sot Online)