
'Të gjitha problemet në Ballkan po ndodhin falë Vuçiqit dhe Dodikut'

Nuk ka shkelje serioze të situatës së sigurisë, as drejtuesit e policisë dhe agjencive të inteligjencës, të cilët, sipas Kushtetutës dhe ligjit, kujdesen për sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë, nuk e kanë idenë se mund të ketë ndonjë gjë që rrezikon seriozisht rendin kushtetues dhe ligjor të Bosnjë-Hercegovinës apo sigurinë e qytetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu tha për rel, Zukan Helez, ministër i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës, duke vlerësuar situatën aktuale të sigurisë në vend.
Deklarata e tij vjen shtatë ditë pasi Asambleja e Republika Sërpskas miratoi disa ligje antikushtetuese dhe pas vendimit të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës kundër Milorad Dodikut për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Helez fajëson Dodikun dhe presidentin serb Alleksandar Vuçiq për situatën aktuale politike, por i përgjigjet edhe një pyetjeje në lidhje me informacionin e tij se presidenti i RS do të “ikje” nga BeH pas vendimit.
“Ajo që po bën Millorad Dodiku, ne të gjithë e shohim, madje edhe laikët, nuk po shkon në drejtimin e duhur, se ai po përpiqet të veprojë në mënyrë antikushtetuese, se po sulmon Kushtetutën e Bosnjë-Hercegovinës”.
(Kosova Sot Online)