
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rahovec, një punëtor ka humbur jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rahovec, ku një punëtor ka humbur jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Tashmë i ndjeri ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit në Gjakovë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje për të kryer hetimet.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast, i cili është cilësuar si “Asgjësim,dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
(Kosova Sot Online)