
E zbulon Nexhmedin Spahiu: Ka vetëm një skenar për Qeverinë e re

Nexhmedin Spahiu, shprehet i bindur se Qeverinë e re e formon Lëvizja Vetëvendosje bashkë me NISMA-n e Fatmir Limajt, pakicat jo serbe dhe deputetin serb, Nenad Rashiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
”Ka vetëm një skenar të formimit të Qeverisë dhe ajo do të jetë shumë shpejtë mes Kurtit-Limajt-Rashiq dhe minoriteteve jo serbe’’ thotë ai.
Sipas tij, kjo do të jetë Qeveria e re, por sa zgjasin negociatat nuk e di, por që shpreson se Qeveria do të formohet shumë shpejtë.
‘’Kjo do të jetë Qeveria e ardhshme, por tash varet se sa do të zgjasin negociatat e Kurtit me minoritetet dhe me Limajn, por shpresoj që Qeveria të formohet sa më parë që është e mundur’’ u shpreh Spahiu.
(Kosova Sot Online)