Kurti: Vendi është duke u forcuar edhe më shumë në sistemin korrektues

  • A.P /
  • 07 March 2025 - 11:33
Kurti: Vendi është duke u forcuar edhe më shumë në sistemin korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur të premten ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për 111 oficerë korrektues, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me diplomimin e kësaj gjenerate, vendi është duke forcuar edhe më shumë sistemin korrektues.

Kurti të diplomuarit i ka quajtur garantues të drejtësisë, duke shtuar se përmes reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, janë bërë hapa të rëndësishëm  në forcimin e sigurisë,  rehabilitimit e të dënuarve dhe përmirësimit e kushteve të punës për zyrtaret korrektuese.

“Me diplomimin e gjeneratës së 45 të zyrtareve korrektues ne e forcojmë edhe më shumë sistemin tonë korrektues dhe i shtojmë radhët me profesionit. Ata e ato do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese. Diplomimi i 111 kadetëve sot nuk është thjeshtë një ceremoni por një dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të sigurt, të fuqishëm dhe të drejtë. Përmes reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sigurisë, rehabilitimit e të dënuarve dhe përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët korrektues. Kemi investuar në infrastrukturë, kemi punësuar njësitë e specializuara dhe kemi zgjedhur programe rehabilituese për të burgosur”, tha Kurti. 

(Kosova Sot Online)