Policia arreston të dyshuarin pasi vodhi në tri xhami në Lipjan

  • A.P /
  • 08 March 2025 - 09:31
Policia arreston të dyshuarin pasi vodhi në tri xhami në Lipjan

Një person është arrestuar për vjedhje të rëndë pasi dyshohet se vodhi në tri xhami të fshatrave të Lipjanit nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia nuk dha më shumë detaje mbi shumën e vjedhur.

“Fsh. Magure, Banullë, Krojmirë, Lipjan korrik-dhjetor 2024.  Me 07.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti gjatë intervalit kohor të lartcekur kishte kryer vjedhje në tri xhami –në  lokacione të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)