
Arrestohen dy të dyshuar pasi ia grabitën 1600 euro një personi

Policia në Pejë ka njoftuar se në orët e para të së martës ka ndodhur një grabitje në rrugën “Elez Geci e Maxhun Berisha” në Deçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aty tre persona kanë raportuar se njëri prej tyre ishte ndaluar nga dy të dyshuar me veturë dhe ia kanë vjedhur 1600 eyro dhe një telefon mobil.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë.
“Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanё takuar tre (3) persona tё cilёt kanё informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturё me targa vendore dhe sipas deklarimit tё viktimës tё dyshuarit ia kanё grabitur një mijë e gjashtëqind (1600) euro dhe njё telefon mobil tё cilët janё larguar në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive të hetuesve, tё dyshuarit janё identifikuar dhe tё njëjtit janё arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit tё dyshuarit janё ndaluar për 48 orë.”
(Kosova Sot Online)