Miratohet nisma për shkëmbim dhe mbrojtje të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

  • A.P /
  • 12 March 2025 - 11:26
Miratohet nisma për shkëmbim dhe mbrojtje të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë mes Kosovës dhe Sllovenisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte.

“Në përputhje me prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës, përforcimin e bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë në nivel evropian e më gjerë, Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) në kuadër të mandatit të saj ligjor ka vendosjen e marrëdhënieve me autoritete homologe me theks të veçantë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO’s. Në dritën e kësaj AMIK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme  në funksion vendosjen e kontakteve me NSA (National Securitu Authority) nga shteti i Sllovenisë ku si rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshmë të sigurisë. Arritja e marrëveshjes për sigurinë në fushën e mbrojtjes, informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte: forcimi e bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, tha Kurti. 

(Kosova Sot Online)