OBSH: Çdo dy minuta një grua në botë vdes gjatë lindjes

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 08:14
OBSH: Çdo dy minuta një grua në botë vdes gjatë lindjes

Çdo dy minuta, një grua shtatzënë ose gjatë lindjes humb jetën në botë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se hemorragjia, e cila ndodh kryesisht gjatë ose pas lindjes, është përgjegjëse për gati një të tretën (27%) e vdekshmërisë së nënave.

Më pas vijnë vdekjet për shkak të çrregullimeve hipertensive, me 16%.

Raporti i OBSH-së gjithashtu thekson se rreth një e treta e grave – kryesisht në vendet me të ardhura më të ulëta – ende nuk marrin kontrolle thelbësore pas lindjes në ditët e para pas lindjes.

(Kosova Sot Online)