
Vuçiq nxit reagime pasi u fotografua në shok dhomë ku po trajtohen pacientë të lënduar në diskotekë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë irrituar nga një fotografi e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në dhomën e shok dhomë ku po trajtohen disa të lënduar nga zjarri tragjik në Koçan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Vuçiq fotografohet derisa fëmijët po qajnë, duke u dridhur në dhimbje”, ka shkruar një person.
“Vuçiq nuk dëshiron të diskriminojë, kështu që edhe serbët edhe maqedonasit janë në favor të (keq)përdorimit politik.”
“Papërgjegjësi e pabesueshme”, ishte një koment tjetër.
“Jeta e pacientëve po rrezikohet për PR-në e Vuçiqit”, shkruan një tjetër.
(Kosova Sot Online)