IPK rekomandon suspendimin e tre policëve të Kosovës

  • A.P /
  • 18 March 2025 - 13:01
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve të Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Jugut nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë pas mesnatës së datës 2 mars 2025 kur zyrtarët e dyshuar (jashtë detyrës zyrtare por me uniformë) me veturë private  kishin ndaluar një automjet me arsyetimin për një kundërvajtje afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë duke arrestuar dhe pas kësaj kishin njoftuar një njësi policore në detyrë dhe kishin shoqëruar në stacion policor njërin nga pasagjerët e veturës së ndaluar. Bazuar në hetimet fillestare, hetuesit e IPK-së dyshojnë se njëri nga zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast ka pasur probleme të natyrës personale me qytetarin e arrestuar.”


(Kosova Sot Online)