Osmani: 24 marsi është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti

  • A.P /
  • 24 March 2025 - 09:23
Osmani: 24 marsi është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se 24 marsi është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo theksoi se kjo ditë shënon momentin kur aleatët e NATO-s u ngritën për të mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës,” u shpreh Osmani, duke shtuar se nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare lindi Kosova e lirë.

26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

“Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për një Kosovë shtet të lirë, të pavarur e sovran!” – përfundoi Osmani.


(Kosova Sot Online)