Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit

  • A.P /
  • 26 March 2025 - 10:27
Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit

Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi gjithashtu emëroi Ridvan Hotin zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues te Kosovës.

Po ashtu emëroi edhe Irfan Lipovicën drejtor në Drejtorinë e përgjithshme të akreditimit.

Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet.

(Kosova Sot Online)