Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 08:22
Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i frustruar me masat që Bashkimi Evropian (BE) vazhdon t’i mbajë në fuqi ndaj Kosovës.

Në intervistë për emisionin “Interaktiv”, të enjten, ambasadori Rohde ka thënë se masat ndëshkuese duhet që të largohen.

“Për masat, mund të përsëris vetëm se Gjermania avokon vazhdimisht heqjen e menjëhershme të masave, si shumica e vendeve. Më duhet të pranoj se jam gjithashtu pak i frustruar që nuk ka ndodhur ende, sepse krijon një çekuilibër dhe efekte konkrete”, ka theksuar ai.


(Kosova Sot Online)