Një shpërthim i baterive ka ndodhur në hyrjen e një ndërtese në Prishtinë

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 11:21
Një shpërthim i baterive ka ndodhur në hyrjen e një ndërtese në Prishtinë

Një shpërthim i baterive ka ndodhur mëngjesin e së premtes në hyrjen e një ndërtese në lagjen “Pejton” të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Banorët thonë se bateritë ishin vendosur nga një kompani sigurimesh për të siguruar furnizim me energji elektrike për kompjuterët dhe pajisjet e ruajtjes së të dhënave të klientëve në rast të ndërprerjeve të rrymës. 

(Kosova Sot Online)