Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se ngacmoi sek*sualisht një të mitur në shkollë

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 16:04
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se ngacmoi sek*sualisht një të mitur në shkollë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet D.Ll., i cili dyshohet për veprën penale të ngacmimit seksual, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 26 mars 2025, në Shkollën Fillore të Ulët “M.K.” në Gjakovë, ka ngacmuar seksualisht një të mitur, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruara verbale me natyrë seksuale.

Veprimet e tij dyshohet se i kanë cenuar dinjitetin të dëmtuarës dhe kanë krijuar një mjedis frikësues, degradues dhe poshtërues.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj të pandehurit për veprën penale të ngacmimit seksual, sipas nenit 183, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)