120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë pasi e tepruan me bakllava

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 07:18
120 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Tetovë pasi e tepruan me bakllava

Duket se konsumimi i lartë i ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e parë të Bajramit, ka bërë që qindra persona të kërkojnë ndihmë vetëm në Urgjencën e Tetovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vetëm dje, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.

Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21 ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.

“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi. 


(Kosova Sot Online)