Qytetarët mobilizohen për ta kundërshtuar shtrenjtimin e papërballueshëm i rrymës

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 09:00
Qytetarët mobilizohen për ta kundërshtuar shtrenjtimin e papërballueshëm i rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka paralajmëruar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, një vendim që ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi të madhe në opinionin publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, ku aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Qytetarët, bizneset dhe ekspertët ekonomik kanë shprehur shqetësim se kjo rritje do të ndikojë negativisht në ekonominë e familjeve dhe sektorët e ndryshëm, duke shtuar ngarkesën financiare për shumë grupe sociale.

(Kosova Sot Online)