Haziri: Qeveria e opozitës duhet të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 10:12
Haziri: Qeveria e opozitës duhet të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit të qeverisë.

Mirëpo, siç thekson Haziri, qeveria duhet të udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku dhe fokus të jetë programi zgjedhor i LDK-së. Megjithatë, ai deklaron se në takimet e Abdixhikut me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është diskutuar ndarja e pushtetit, por vetëm është konstatuar gjendja aktuale politike.

(Kosova Sot Online)