Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: 40 euro për çdo fletë votimi që do të dërgohet në diasporë

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 13:28
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: 40 euro për çdo fletë votimi që do të dërgohet në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri është në fazën përfundimtare të procedurës së prokurimit për zgjedhjen e kompanisë që do të dërgojë fletët e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Procesi pritet të përfundojë brenda dy ose tre ditëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Janë 245.808 zgjedhës të regjistruar në listën e votuesve jashtë Shqipërisë, dhe fletët e votimit do të dërgohen në 85 shtete. Fondi i përcaktuar për transportin e tyre është 10 milionë euro pa TVSH, ndërsa kostoja për çdo fletë votimi llogaritet rreth 40 euro.

Sipas rregullave të përcaktuara, postieri do të dorëzojë personalisht zarfin me fletën e votimit dhe zgjedhësi duhet të firmosë pranimin. Nëse nuk ndodhet në shtëpi, postieri do të kthehet edhe dy herë. Në rast se dorëzimi nuk realizohet, zarfi do të kthehet në KQZ.

(Kosova Sot Online)