NISMA e Limajt: Ne nuk votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk kemi marrë pjesën e tonë

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 12:19
NISMA e Limajt: Ne nuk votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk kemi marrë pjesën e tonë

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike “për të mirën e vendit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megjithatë, ajo nuk do të votojë asnjë qeveri për të cilën “nuk e ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, tha sot anëtari i kësaj partie, Fatmir Matoshi.

Matoshi tha se Nisma nuk mund ta dijë se çfarë pret Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, në një përgjigje ndaj raportimeve të mediave që sugjeronin se tre deputetë të Nismës do t’ia bëjnë LVV-së numrat për formimin e shumicës.

“Ne nuk mund ta dimë se çfarë pret Kurti”, tha Matoshi në një deklaratë. “NISMA nuk voton asnjë qeveri për të cilën nuk ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”.

(Kosova Sot Online)