Picula emërohet edhe në këtë mandat shef i grupit të punës së PE për Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 01 April 2025 - 14:00
Picula emërohet edhe në këtë mandat shef i grupit të punës së PE për Ballkanin Perëndimor

Picula emërohet edhe në këtë mandat shef të grupit të punës së PE për Ballkanin Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, tha sot se është i nderuar që edhe në këtë mandat emërohet në krye të grupit punues të PE për Ballkanin Perëndimor.

Ai shkroi në një postim në X  se në takimin e parë të grupit ata pritën Komisioneren e Zgjerimit Marta Kos”.

“Nevoja për të forcuar besueshmërinë e politikës së zgjerimit, komunikim më i mirë dhe një fokus më i madh në sundimin e ligjit janë mesazhet tona,” shkroi Picula.

(Kosova Sot Online)