Ky është polici i Kosovës që u qëllua për vdekje derisa po hynte në banesë

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 07:27
Ky është polici i Kosovës që u qëllua për vdekje derisa po hynte në banesë

Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij.

Rasti e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, që pohojnë se incidenti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”.

Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

Rrethanat e vdekjes janë akoma të paqarta.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.

(Kosova Sot Online)