Konjufca: Presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria pasi besoj që i kemi numrat

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 09:29
Konjufca: Presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria pasi besoj që i kemi numrat

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presin që “shumë shpejt” të themelohet Qeveria e re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht Parlamenti duhet të konstituohet”.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për votimin e Qeverisë, Konjufca u shpreh optimist.

“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca.

Ndërkaq, Presidenca e Kosovës sot bëri me dije se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.


(Kosova Sot Online)