Një person në Istog e ka goditur një tjetër me kondak të armës

  • A.P /
  • 03 April 2025 - 09:21
Një person në Istog e ka goditur një tjetër me kondak të armës

Një person në Istog e ka goditur një tjetër me kondak të armës disa herë në kokë e duke u larguar ka shtënë një herë me armë zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është në arrati.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e ka takuar viktimën. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor e më pas edhe u intervistua nga policia. I dyshuari lidhur me ngjarjen është ende në arrati, por është i njohur për policinë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe i njëjti e ka inicuar si “Vrasje në tentativë””, tha ai.

(Kosova Sot Online)