Pas bllokimit të rrugës Pejë- Rugovë, vjen reagimi nga Prokuroria e Pejës

  • A.P /
  • 03 April 2025 - 09:39
Pas bllokimit të rrugës Pejë- Rugovë, vjen reagimi nga Prokuroria e Pejës

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës Lumturije Vuçetaj,  pas bllokimit të rrugës Pejë- Rugovë nga rënia e gurëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe dëmtimin e veturave  ka hapur rast për të verifikuar se a ka elementet dhe përgjegjësi të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga institucionet përkatëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge regjionale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Situata e krijuar nga rreziku që paraqitet për jetën e qytetarëve dhe dëmet e shkaktuara  deri me tani, do të ndermirën veprime ligjore për t’i verifikuar dhe sqaruar të gjitha përgjegjësit penale”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.'

(Kosova Sot Online)