BE tregon arsyen pse Kallas nuk do ta vizitojë edhe Kosovën

  • A.P /
  • 07 April 2025 - 07:04
BE tregon arsyen pse Kallas nuk do ta vizitojë edhe Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja  e BE-së, Anitta Hipper, ka dhënë përgjigje  pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë.

Në përgjigjen e saj thuhet se Kallas për shkak të kufizimeve kohore, nuk mund të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjithë rajonin dhe vizitat e ardhshme në vendet e tjera tashmë janë duke u planifikuar. Mbështetja e BE-së për stabilitetin dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet”, tha ndër të tjera Hipper.

(Kosova Sot Online)