Dy persona të maskuar i grabisin para një personi në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 April 2025 - 09:03
Dy persona të maskuar i grabisin para një personi në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në policia se dy persona i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë të hënën.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)