Berisha: Isha zëri i shqiptarëve në Strasburg

  • A.P /
  • 09 April 2025 - 10:36
Berisha: Isha zëri i shqiptarëve në Strasburg

Lideri i opozitës Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e zhvilluar dje në Strasburg në Këshillin e Evropës. Në deklaratën e tij para gazetarëve kreu i PD u shpreh se në Strasburg ishte zëri i shqiptarëve në Këshillin e Evropës pas skandalit ndërkombëtar të Ramës të cilit i anuluan darkën për shkak se ishte i pa denjë për këtë takim. Kryetari i PD tha se ka informuar komitetin antitorturë për torturën publike që pushteti po i bën Ilir Metës dhe për helmimin e të rinjve me drogë në burgje shqiptare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bere dije detaje nga takimet e zhvilluar ne asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës ditën e hënë në Strasburg. Në një deklaratë për mediat, Berisha vleresoi pritjen nga parlamentarët, ndërsa deklaroi se gjatë diskutimeve ka qenë zeri i shqiptarëve, duke i informuar perfaqësuesit e Këshillit të Evropës për narkodiktaturën e ndërtuar nga Edi Rama.

Për burgosjen e lidereve të opozitës, Sali Berisha ka infomrmuar  komitetin e autotortures,  të cilëve iu janë vendosur në dispozicion të dhëna se ish presidenti Ilir Meta është dhunuar gjatë arrestimit.

Për deklaraten e Kaja Kallas, lideri i opozitës u shpreh se shefja e BE per politikën e jashtme nuk u investua në mashtrimet e shefit të qeverisë për integrimin në BE.

Berisha deklaroi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të jetë në fokus të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe do të bazohet në merita dhe reforma të thella.

(Kosova Sot Online)