Trump: Partnerët tregtarë po vdesin për të negociuar marrëveshje

  • A.P /
  • 09 April 2025 - 11:00
Trump: Partnerët tregtarë po vdesin për të negociuar marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi në një darkë të Partisë Republikane mbrëmë tha se partnerët tregtarë “vdesin” për të negociuar marrëveshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur për partnerët tregtarë që duan të negociojnë marrëveshje me SHBA-në pas tarifave, ai tha se Kina – e cila është goditur me tarifa 104% – “dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje…ata thjesht nuk dinë se si ta fillojnë atë”.

Japonia, Koreja e Jugut, Vietnami, Kamboxhia dhe Tajvani janë ndër vendet kryesore aziatike që shpresojnë të flasin me administratën Trump për tarifat, me disa që përballen me deri në 49% për mallrat e importuara në SHBA, shkruan BBC,

“Unë po ju them se këto vende po na thërrasin, po më puthin b***,” i tha ai audiencës. “Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje”.

(Kosova Sot Online)