
Gjashtë persona të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Nju Jork

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson, duke ngritur alarmin e autoriteteve në New York, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një zyrtar i ka thënë AP dhe ABC News se të gjashtë personat në bord janë të vdekur.
Një zëdhënës i policisë së qytetit të Nju Jorkut tha se varkat e policisë po ndihmonin në përpjekjet e shpëtimit në Hudson, por detaje të tilla si sa njerëz ishin në bord nuk ishin të disponueshme menjëherë.
Sipas burimeve të rendit, helikopteri mbante një pilot, dy të rritur dhe tre fëmijë. Anëtarët e familjes ishin turistë nga Spanja, thanë burimet për ABC News, ka tranemetuar The Guardian.
(Kosova Sot Online)