Brohoritjet e protestuesve tek ZRRE’ja pas shtrenjtimit të rrymës: Dorëheqje...

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 13:40
Brohoritjet e protestuesve tek ZRRE’ja pas shtrenjtimit të rrymës: Dorëheqje...

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës është zhvendosur tashmë para objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Protestues të shumtë kanë brohoritur para këtij institucioni “dorëheqje, dorëheqje” e “jashtë, jashtë”

Në hyrje të këtij objekti është shkruar edhe një grafit “KEDS t’i kthehet popullit”.

Zyra e Rregullatori të Energjisë ka lëshuar një njoftim zyrtar për media pas mbledhjes së mbajtur sot.

Në këtë njoftim, kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike është rritur për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

(Kosova Sot Online)