E rëndë: 26-vjeçarja u hodh nga kati i shtatë i ndërtesës në Prishtinë

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 09:45
E rëndë: 26-vjeçarja u hodh nga kati i shtatë i ndërtesës në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes dolën edhe njësitet policore, të cilët e rrethuan me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë për rastin e djeshëm të vdekjes së një gruaje, e cila ra nga kati i shtatë i një ndërtese në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

Ai u arrestua nën dyshimin për veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Autoritetet kompetente janë duke vazhduar hetimet në lidhje me zbardhjen e detajeve tjera të këtij rasti të rëndë.

(Kosova Sot Online)