Dyshohet se i dashuri e shtyu për vetëvrasje 26-vjeçaren kosovare

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 14:55
Dyshohet se i dashuri e shtyu për vetëvrasje 26-vjeçaren kosovare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një objekti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pas rënies tragjike nga kati i shtatë i një banese.

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë në lidhje me këtë rast, pasi dyshohet se e ka shtyrë dhe ndihmuar vikimën për vetëvrasje.

Viktima e këtij rasti është 26-vjeçarja, Xheneta Ejupi.

Sot u arrestua edhe një i dyshur lidhje me këtë rast është 30-vjeçari Valmir Sheqiri, i cili ishte në lidhje dashurie me viktimën.

Ai dyshohet se e ka shtyrë të dashurën e tij të kryejë vetëvrasje në rrethana tragjike në Prishtinë.

Burime bëjnë të ditur se viktima kishte jetuar me qira në atë banesë dhe dyshohet se është hedhur nga kati i 7-të, pas një periudhe të gjatë presioni psikologjik të ushtruar nga i dyshuari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë për krime të rënda, krimteknikë si dhe prokurori kujdestar, i cili pas ekzaminimeve fillestare ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit dhe nisjen e procedurës penale.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48-orë, pasi dyshohet për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Ndërkaq, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar intensivisht, për të ndriçuar plotësisht rrethanat që çuan në këtë vetëvrasje tragjike.

(Kosova Sot Online)