Osmani: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 17:02
Osmani: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin.

Ndër tjera, shtoi forcimi i marrëdhënieve mund të bëhet duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat në shtetndërtim dhe zhvillim.

“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul. Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka shkruar Osmani në “X”.

(Kosova Sot Online)