Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm

  • A.P /
  • 14 April 2025 - 07:07
Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm

Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Herë pas here, lokalisht priten reshje lokale shiu, ndërsa rrymimet ajrore do të jenë të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi që do të kushtëzojnë edhe ardhjen e pluhurin nga Shkretëtirat e Saharasë, 

Temperaturat minimale do të shënojnë rritje të ndjeshme deri 7 apo 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ulje krejtësisht të lehta 19 apo 20 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)