Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 12:07
Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky është betimi që do ta bëjnë deputetët.

““Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”.

(Kosova Sot Online)