Kuvendi i Kosovës del me njoftim për vazhdimin e seancës konstituive

  • A.P /
  • 18 April 2025 - 13:38
Kuvendi i Kosovës del me njoftim për vazhdimin e seancës konstituive

Kuvendi i Kosovës përmes një emaili ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet të shtunën në orën 12:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca e së shtunës do të jetë vazhdimi i tretë i seancës konstituive, e cila dy herë radhazi dështoi të finalizohet pasi raporti i Komisionit për Verifikim mandatesh herën e parë s’ka marrë vota mjaftueshëm dhe herën e dytë s’është hedhur fare në votim.

Seancat është duke i drejtuar deputeti i zgjedhur.

(Kosova Sot Online)