
Dy shtetase të Shqipërisë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës me 200 pako cigare

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot me datën 18.04..2025, si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policorë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka me cigare të llojit Malboro e kaltër.
Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe tek të njëjtat janë hasur në total 200 shteka (pako) me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.
(Kosova Sot Online)