
Vance reagon për vdekjen e Papa Françeskut

Zv presidenti amerikan DJ.Vance ishte zyrtari i fundit ndërkombëtar u takua me Papën, një ditë para vdekjes së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim e tij në X, Vance u shpreh: Sapo mësova për vdekjen e Papa Françeskut. Zemra ime është me miliona të krishterë në mbarë botën që e donin atë.Isha i lumtur që e pashë dje, megjithëse ishte dukshëm shumë i sëmurë.
Por do ta kujtoj gjithmonë për predikimin e mëposhtëm që ai dha në ditët e para të COVID. Ishte vërtet mjaft e bukur.
(Kosova Sot Online)