Vdiq kryetari i parë i Prishtinës pas luftës, Salih Gashi

  • A.P /
  • 22 April 2025 - 08:37
Vdiq kryetari i parë i Prishtinës pas luftës, Salih Gashi

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama.

Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të Gashit për kryeqytetin dhe vendin në një kohë sfide.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës.


(Kosova Sot Online)