
Pamje nga Stambolli i goditur nga tërmeti, vinçi lëkundet në majën e pallatit

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi dje Stambollin, me epiqendër në afërsi të Silivrisë, duke shkaktuar panik të madh në qytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan, më e forta me magnitudë 5.9. Banorët dolën në rrugë, ndërsa shumë prej tyre kaluan natën në parqe dhe hapësira të hapura, ku në disa zona u ngritën edhe çadra.
Një video është bërë virale në Esenyurt, momenti kur një vinç i një pallati në ndërtim lëkundej fuqishëm. Pamjet tregojnë qartë frikën dhe pasigurinë që përjetuan banorët gjatë tërmetit. Fatmirësisht vinçi nuk u rrëzua.
(Kosova Sot Online)