Trump i drejtohet ushtarëve pa këmbë: Pra ju goditën goxha shumë?

  • A.P /
  • 24 April 2025 - 09:01
Trump i drejtohet ushtarëve pa këmbë: Pra ju goditën goxha shumë?

Presidenti amerikan Donald Trump u takua dje në Zyrën Ovale me një grup veteranësh të plagosur amerikanë, ku nënshkroi një sërë rregulloresh të reja, duke përfshirë nisma në fushën e arsimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit, Trump theksoi rëndësinë e veteranëve për shoqërinë amerikane, duke i quajtur ata “grupi më i rëndësishëm i njerëzve në këtë dhomë” dhe duke premtuar se “do të kujdeseshin vërtet për ta”.

Trump falënderoi veteranët dhe familjet e tyre për sakrificën e tyre, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë ai vizitonte shpesh ushtarët e plagosur në spitale.

Duke folur me veteranët që humbën këmbët, Trump bëri edhe një gafë.

“Pra ju djema u goditët? Shumë mirë. Ju u goditën. E mahnitshme, e mahnitshme”, iu drejtua ai veteranëve.


(Kosova Sot Online)